Strategy
Analizojmë tregun, audiencën dhe pozicionimin për të ndërtuar një drejtim të qartë për markën.
Innovate është një agjenci marketingu me bazë në Tiranë, e ndërtuar mbi eksperiencë reale në industri, jo mbi teori. Çdo sistem, proces dhe qasje që përdorim sot është formuar përmes punës direkte me biznese, tregje dhe sfida reale.
Prej vitesh, kemi bashkëpunuar me marka nga industri të ndryshme nga startup-e që ndërtonin identitetin e tyre për herë të parë, deri tek kompani të konsoliduara që kërkonin ripozicionim, modernizim dhe rritje afatgjatë.
Kjo eksperiencë na ka ndihmuar të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme: problemi i shumicës së markave nuk është mungesa e shërbimit apo produktit. Problemi është mënyra si komunikojnë, si perceptohen dhe si diferencohen në treg.
Në një treg ku shumë agjenci fokusohen vetëm tek prodhimi i përmbajtjes, ne fokusohemi tek ndërtimi i një sistemi të plotë komunikimi dhe rritjeje. Sepse për ne, marketingu nuk është thjesht estetikë apo prezencë online. Është mënyra si një markë fiton besim, krijon diferencim dhe ndërton relevancë afatgjatë.
Analizojmë tregun, audiencën dhe pozicionimin për të ndërtuar një drejtim të qartë për markën.
Ndërtojmë mesazhin, kanalet dhe fushatat që lidhin brandin me klientët e duhur.
Kthejmë strategjin dhe konceptet në eksperienca digjitale.
Markat moderne nuk kanë nevojë vetëm për prezencë. Kanë nevojë për drejtim. Në një treg ku çdo biznes prodhon përmbajtje, reklama dhe komunikim çdo ditë, diferencimi nuk krijohet më vetëm nga aktiviteti. Krijohet nga mënyra si një markë pozicionohet, perceptohet dhe ndërton lidhje me njerëzit.
Pikërisht për këtë arsye, ne nuk e shohim marketingun si një grup shërbimesh të ndara. E shohim si një sistem të unifikuar ku strategjia, marketingu dhe produksioni punojnë së bashku për të ndërtuar marka më të qarta, më relevante dhe më të qëndrueshme.
Sara
UI/UX & Web Development
Mariglen
CEO –
Marketing & Creative Director
Ana
Marketing & Strategy
Çdo biznes investon në marketing. Pak biznese investojnë në strategji. Merr një analizë profesionale dhe zbulo çfarë po pengon rritjen e biznesit tuaj.
Kërko Analizë ProfesionaleNe nuk ndërtojmë vetëm marketing. Ndërtojmë mënyrën si perceptohet biznesi juaj.
